Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë, e asistuar edhe nga Inspektorë t Farmaceutiktë Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa banderola të Republikës së Kosovës.
Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.
Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy të dyshuar:
· G.H. viti i lindjes 1957 m.k.sh. dhe
· J.P. viti i lindjes 1986 m.k.sh.
Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.