Konfiskohen 145 kilogram narkotik në Veriq të Istogut

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën pasdite në fshatin Veriq të Istogut, është ndaluar një veturë me rimorkio nga policia dhe janë gjetur rreth 145 kilogram narkotik të llojit marihuanë.

Pas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Pejës për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokurorja ka lëshuar një aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se ata kishin në plan të kryejnë veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Personave të dyshuar u janë vënë prangat nga policia dhe janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurores.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme