Konfiskohen armë ilegale në Zhegër, arrestohen dy persona

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që të njëjti kishin shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pushkë karabinë, një armë automatike, dy pistoleta, dy shufra metalike, katër karikator, 1103 fishekë të kalibrave të ndryshme, 329 gëzhoja të kalibrave të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme