Policia e Kosovës të asistuar nga inspektorët farmaceutik kanë kontrolluar dje në Pejë një lokal ku janë gjetur dhe janë konfiskuar barëra të ndryshme me afat të skaduar si dhe lëndë e parë për prodhimin e çajrave të ndryshme.
Lidhur me rastin është intervistuar një grua dhe pas intervistimit e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi.