Konfiskohen mbi 19 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar

Prishtinë | 21 Dhj 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovë njofton se Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar.

Kështu, pas hetimeve paraprake, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin; A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kanë arritur ta lokalizojnë shtëpinë e tij dhe sot, më 21.12.2022, pas plotësimit të
procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të
dyshuarit.

N; komunikatën për media thuhet se gjatë kontrollit, policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë 19 kg 546 gr substancë që dyshihet të jetë marihuanë.


“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të
konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë i dyshuari është investuar nga hetuesit dhe në koordinim me prokurorin
kujdestar ndaj tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.


“I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin
kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në
48 orë”, thuhet më tej në komunikatë.

Të ngjashme