Konfiskohet një armë dhe gjashtë fishekë në Skenderaj

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë me karikator dhe gjashtë fishekë.
Ato janë gjetur në një shtëpi në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajit.
Ndërkaq personi i cili i kishte mbajtur pa leje është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 04.12.2023-11:58. Njësitet policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar pistoletën me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme