Nëse dikush më thotë që shkrimeve tua iu vjen era kafe, nuk mundem ta mohoj këtë fakt se shumica e shkrimeve të mia zanafillën e kanë në kafeteri ose përfundojnë në kafeteri.
Kafja e parë që piva me dy shokë të mi në liqenin artificial në Sauvabelin që gjindet në kurorën e qytetit të Lozanës sikur nuk më mjaftojnë se duke biseduar e shtjelluar arrestimin e Gjukiqit nuk e kisha ndier as aromën as ngrohtësinë e kafes dhe sapo u përshendeta me shokët vendosa që rrugën për shtëpi ta vazhdojë vetëm dhe në hapat e mi më përcolli ideja e konfilikti të gjeneratave dhe kjo temë nuk është vetëm tani që më përcjell në fakt kjo ide ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë… se personat që i takojnë gjeneratave të ndryshëm nuk kuptohen shpesh e si shkak i konfliktit është se jeta e njeriut është e ndarë në katër periudha: të fëmjërisë, të adoleshencës, të moshës së pjekur dhe të pleqërisë.
Gjatë periudhave të ndryshëm të jetës të një personi, mundësitë fizike dhe psike nuk janë të njejta si në formën e e të qenuritë dhe të reagimit. Është mosnjohja e të gjitha këtyre mundësive të çdo periudhe të jetës që definon reagimin tonë sipas mënyrës e të qenurit, të ndjenjës dhe të mendimit.
Mbrrij në qendrën e lagjës La Sallaz dhe shoh që tri kafenetë që gjinden në trekëndshin e qendrës të lagjes nuk më tërheqin të ulem po kësaj radhe kërkoj një kafene që ka një terrasë që i ekspozohet rrezeve të diellit që sapo dolën në ketë pranverë të shumë vonuar.
Ulem në terrasë dhe kënaqëm me rrezet e pakta dhe marr në dorë gazetën «Le Temps – Koha» e nuk shoh që afër meje ishin dy shqiptarë të moshave të ndryshme; po dëgjoj që temë bisede kishin arrestimin e Gjuriqit. Personi me moshë më të vjetër mbronte tezën që arrestimi ishte i komanduar dhe ishte në interes të disa politikanëve shqiptarë kurse personi më i ri në moshë këmbulte në aftësitë dhe trimëritë e policisë të Kosovës dhe profesionalizimin që kanë treguar në arrestimin e Gjukiqit.
Personi në moshë lartësonte ushtrinë serbe kurse personi më i ri iu kundërpërgjigjej me luftën e Kroacisë duke thënë, po të ishte aq e fortë kjo ushtri serbe do kishte fituar luftën në Kroaci … sa e pashë në ketë konflikt gjeneratash personi i moshuar nuk mundej të imagjinonte që shqiptari mundet të burgos serbin … dhe duke përmbledhë bisedën e tyre seç pata dëshirë të paramendojë një bisedë që do kishte mundur të ndodhte në Beograd në mes një të riu serb dhe babait të tij. I riu serb i lindur në vitin 2000 tani sapo ka mbushur moshën të shërbejë në ushtri dhe shikon televizionin serb me babain e vetë dhe imazhet e shfaqura në televizorin serbë lidhur me arrestimin e Gjukiqit i përcjell duke i bërë pyetje babait të vet i cili ka 18 vite që trumbeton në mosekzistencën e shtetit të Kosovës, pyetje të drejtëpërdrejtë: Gjukiqi është burgosur nga shqiptarët?
Babai gjendet në siklet nga imazhet e Gjukiqit dhe interpreton ketë arrestim me argumentet e veta e sipas tij, në fakt policët dhe gjithë aksioni i policisë të Kosovës ishte e orkestruar me pjesëtarë të ushtrisë amerikane që ishin me maska. Pra, i moshuari serb e ka vështirë të pranojë realitetin dhe nuk mund të paramendojë burgosjen e një ministri serb nga policia e Kosovës. I riu serb duke dëgjuar ketë argument të babait të vet seç iu futë edhe më shumë frika po nuk mori guximin ta shprehë ketë frikë…
Ende gjendem në terracë të kafenesë dhe në momentin që bëhem gati të largohem dëgjoj cingërrimën e telefonit tim e shoh që daja im ishte duke më thirrur. Ai është gjeolog dhe është person më i duhur për të treguar që nëntoka e Kosovës është ajo që ka, që është e që do t’i bashkojë gjeneratat e Kosovës.
Përgjigjem në telefon dhe degjoj zërin kumbues të dajës që më pyet me etuziazëm: dajës, kur do të vish në Kosovë se këto ditë jam shumë i gëzuar…