Konflikt mes burrit dhe gruas në Shkozet të Durrësit, pësojnë lëndime nga thika

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Në zonën e Shkozetit në Durrës është raportuar për një rast të një konflikti familjar, që ka përfunduar me lëndimin e dy personave.

Sipas A2 CNN, rasti ka ndodhur sot mes burrit dhe gruas dhe dyshohet se kanë pësuar lëndime me anë të thikës.

Sipas të dhënave paraprake, ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme