Konflikt për pronat, 44 vjeçari plagos kushëririn

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Një 44 vjeçar është prangosur nga policia e kryeqytetit pasi ka plagosur me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie.

36 vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Njoftimi/Tiranë

Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme