Ambasadorja e Palestinës në Shqipëri, Hana Shawa vizitoi ditën e sotme myftininë e Shkodrës dhe u takua nga afër me myftiun imam, Muhamet Sytari.
Në fjalën e saj ambasadorja vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa shtoi se Izraeli ka të drejtë mbrohet, por jo të sulmojë.
“Ne vlerësojmë qëndrimin e shtetit shqiptar. Ne nuk kapemi me një fjali të thënë nga ministria, Izraeli nuk ka të drejtë të vrasë fëmijë të pafajshëm, të dhunojë apo të shkatërrojë.
Izraeli ka të drejtë të mbrohet por nuk ka të drejtë të sulmojë e vrasë”, u shpreh Hana Shawa, ambasadore Palestinës në Shqipëri, teksa falenderoi myftiun e Shkodrës për qëndrimin pro Palestinës./Eoronews Albania