Konflikti me Izraelin dhe SHBA, ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mohon zhvillimin e negociatave zyrtare me Shtetet e Bashkuara, por pranon se merr mesazhe, qoftë drejtpërdrejt nga i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, apo përmes Departamentit të Shtetit.

Njëkohësisht, ai thekson se Irani “nuk do të pranojë një armëpushim”, përveç në rastin e një “ndalimi të plotë të luftës në të gjithë rajonin”, duke shtuar se Teherani është “i gatshëm për çdo përballje tokësore”.

Sa i përket propozimeve amerikane, Araghchi, në një intervistë për Al Jazeera, mohoi se është dërguar ndonjë përgjigje nga ana e Iranit.

“Nuk kemi dërguar asnjë përgjigje ndaj 15 propozimeve të Shteteve të Bashkuara, dhe as nuk kemi paraqitur propozime apo kushte tona”, u shpreh ai.

Konkretisht, ministri i Jashtëm iranian konfirmoi për Al Jazeera se ka pasur shkëmbim mesazhesh me SHBA-në, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes vendeve mike në rajon.

Megjithatë, ai këmbënguli se kjo nuk do të thotë që Irani është në negociata me Uashingtonin.

“Marr mesazhe drejtpërdrejt nga Witkoff, si edhe më parë, por kjo nuk do të thotë se jemi në negociata”, deklaroi ai. “Nuk ka asnjë të vërtetë në pretendimet për negociata me ndonjë palë në Iran. Të gjitha mesazhet përcillen përmes Ministrisë së Jashtme ose merren prej saj, ndërsa ekziston komunikim edhe mes shërbimeve të sigurisë”, shtoi ministri i Jashtëm iranian, ka transmetuar Panorama.

“Nuk kemi dërguar asnjë përgjigje për 15 propozimet amerikane dhe nuk kemi paraqitur as propozime apo kushte nga ana jonë”, përfundoi ai.

Të ngjashme