Organizata Save the Children, ka paralajmëruar se ka rreth një milion fëmijë në Jemen, të cilët janë në rrezik nga uria.
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe vlera në rënie e monedhës së Jemenit si pasojë e konfliktit janë duke vënë më shumë familje në rrezik të pasigurisë ushqimore.
Por një kërcënim tjetër vjen nga luftimet rreth qytetit kryesor të Hudaydah, i cili është pika hyrëse për ndihmën më të madhe për zonat e mbajtura nga rebelët e vendit.
Shoqata e bamirësisë thotë se gjithsej 5.2 milionë fëmijë në Jemen tani përballen me urinë.