Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar sa i përket konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, duke thënë se qëndrojnë në një linjë me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online
Anëtari i Kryesisë, Muhamet Hamiti, ka thënë se LDK-ja mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
“Qeveria i din punët e veta, ajo duhet të marrë një qëndrim. LDK mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sigurisht viktimat civile janë të dhimbshme, por se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe jemi në një linjë me politikën e SHBA-së dhe botës perëndimore”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se duhet të bëhet çmos që ky konflikt të ndalet.
“Viktimat e këtij konflikti janë të dhimbshme dhe duhet të bëhet çmos që kjo të ndalet, po besoj që SHBA dhe partnerët tjerë do të bëjnë çmos që të ndalet ky konflikt”, ka shtuar ai.