Protestuesit dhe Policia janë konfrontuar para objektit të Qeverisë.
Pasi Policia është zhvendosur pak, protestuesit kanë tentuar të vendosen në shkallët e objektit të Qeverisë.
Aktivisti Nol Nushi ka kërkuar që të lirohen shkallët e objektit për të mbajtur një fjalim. Por, një gjë e tillë s’është lejuar dhe ka ardhur deri te konfrontimi.
Protesta po mbahet kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike