Kongresi Amerikan i Hebrenjve, e themeluar 1918, që njihet si organizata më e madhe në botë që mbron të drejtat e hebrenjve ia ka dërguar presidentit Thaçi një letër falënderimi.
Në këtë letër, Jack Rosen, president i Kongresit Amerikan të Hebrenjve falënderon presidentin Thaçi për ndalimin e shitjes së librave me përmbajtje antisemite, që më parë janë shitur në tregun e Kosovës.
Rosen shkruan se vendet tjera të Evropës dhe botës, duhet të ndjekin shembullin e Kosovës për të parandaluar urrejtjen ndaj hebrenjve.
“Së fundi kam dëgjuar lajmin për vendimin tuaj për të ndaluar librat anti-semitik në vendin tuaj, dhe unë po ju shkruaj sot që të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për marrjen e një hapi të guximshëm për të adresuar urrejtjen e pafundme që ekziston kundër hebrenjve”, thuhet në këtë letër.
Rosen më tej në letër shkruan se propaganda anti-semitike e Luftës së Dytë Botërore solli që një brez i tërë i hebrenjve të vritet brutalisht.
Sipas tij, sot, përderisa bota përballet me ngritjen e serishme të antisemitizmit, me retorikën e vet, duke u përhapur tashmë gjerësisht si në media të shtypura ashtu edhe në ato digjitale, vendimet e zgjuara dhe proaktive.
Në këtë letër, Rosen lavdëron presidentin Thaçi për guximin për të ndaluar këto librave, duke thënë se këtë shembull duhet të ndjek e gjithë bota.
“Shpresoj që edhe vendet tjera anembanë Evropës dhe botës të ndjekin shembullin tuaj për ndalimin e materialeve anti-semitike nga shoqëritë e tyre. Ju faleminderit për përkrahjen e kësaj çështjeje jetike për vendin tuaj dhe popullit hebre”, thuhet në këtë letër.
Dje, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan, përmes kongresmenit Eliot Engel kishte përshëndetur iniciativën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e librave me përmbajtje antisemite në Kosovë.
Në një postim në Twitter të këtij komiteti përgëzohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e shitjes së librave antisemite në Prishtinë.