Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Kongresisti republikan Joe Wilson, ka kritikuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit po mundohet që ta paraqesë popullin serb si pro rus e pro Partisë Komuniste Kineze.

Wilson, ka thënë se regjimi i Vuçiqit fton forcat autoritare dhe se, nxitet urrejtje.

‘’Vuçiqi përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-rus, pro-PKK’së (Partia Komuniste Kineze) dhe pro kriminelëve të luftës, por kjo është një GËNJESHTË propagandistike. Populli serb dëshiron mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe PAQE në rajon. Është vetëm regjimi i Vuçiqit ai që fton forcat autoritare dhe nxit urrejtjen’’, ka thënë ai.

Të ngjashme