Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku më nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bugojevci, ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritarë kanë bërë homazhe te Memoriali Heroinat, raporton Ekonomia Online.
Pranë Memorialit lule kanë vendosur edhe përfaqësues të LVV-së. Më pas Konjufca e Haxhiu ka bërë homazhe edhe te shtatorja e Skënderbeut.
Këto homazhe janë bërë në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” dhe 28 Nëntorit.