Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur kështu vizitën e tij disaditore e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan.
Siç bëhet e ditur, atje kryetari i Kuvendit pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit.
Gjithashtu Konjufca pritet të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, dhe në disa evente të tjera.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli.