Konjufca: Greva i përket qeverisë, ligji i pagave rregullon shumë kategori

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka dashur të kyçet direkt në debatin për grevën, pasi që sipas tij ajo çështje i takon qeverisë së Kosovës, por ka folur për projektligjin e pagave i cili është në debat publik.

Për Grevën, ai ka thënë se në të kaluarën kryekuvendarët janë marrë me çështje të tilla edhe pse ajo i përket qeverisë.

 Ai ka folur për ligjin për paga duke thënë se pritet të rregullojë shumë kategori sepse nuk mund të merret shteti vetëm më një kategori.

Të ngjashme