Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, ka thënë se heroi Kodra është ndër figurat më embelmatike të UÇK, raporton Ekonomia Online.
“Jemi mbledhur në këtë senacë për të nderuar e vlerësuar figurën kombëtare të heroit të Kosovës Ilaz Kodra. Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtri të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e frymëzuar në frymë patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohet pa luftë, për këtë arsye u bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jashani, Zahri Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK. Ky grup patriotësh e panë të parët lirinë e Kosovës prandaj sakrifikuan ëdo gjë që këtë liri ta shohë e ta gëzojë i gjithë populli ynë”, ka thënë ai.