Konjufca ia dorëzon postin e kryeparlamentarit Osmanit

| 03 Shk 2020 | 19:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka dorëzuar mandatin e tij si kryeparlamentar te Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Pranim-dorëzimi është bërë në prani të nënkryetarëve të Kuvendit.

Ish-kryetari i Kuvendit, tash ministër i zgjedhur në qeverinë Kurti, Glauk Konjufca ka thënë se Vjosa Osmani do ta kryejë punën e saj me përgjegjësi.

“Jam i nderuar që zyrtarisht të ia dorëzoj pozitën një deputeteje të shkëlqyeshme të Kuvendit dhe që më në fund një grua është në krye të Kuvendit. Nuk kam asnjë dyshim se do ta kryej punën me nder që do rë kujdeset që ky tempull i demokracisë të punoj për qytetarët e saj. Urime dhe të prift e mbara”, tha Konjufca.

Ndërsa kryetarja e zgjedhur e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se është nder për të që të zgjidhet në krye të Kuvdndit. Ajo premtoi se do të kryejë detyrën e saj me përgjegjësi.

“Nder i jashtëzakonshëm që ta marr besimin e gjithë deputetëve. Falënderoj Konjufcën që për këto muaj na përfaqësoi denjësisht dhe besoj se edhe këtë do ta vazhdoj si ministër i Jashtëm”, tha Osmani.

Të ngjashme