Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar kërcënimin e raportuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se autoritetet e kanë marrë seriozisht situatën dhe se të gjitha grupet parlamentare po respektojnë vendimin për evakuim, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se, sipas informatave të tij, kërcënimi është bërë përmes një telefonate.
“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, tha Konjufca.