Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit e bën Kosovën vetëm shfrytëzuese të kodit e jo pronare.
Sipas tij, duket qartë se Serbia do të jetë titullare e këtij kodi, ndërkaq Kosova vetëm shfrytëzuese.
“Legalizimi i operatorit serb në Kosovë, nuk del siç thotë Qeveria dhe kjo e bën Marrëveshjen të papranueshme”, ka deklaruar Konjufca.
Ai ka folur për Demarkacionin duke thënë se Hahn dhe Lunaçek nuk po e kundërshtojnë rinegocimin e marrëveshjes, por kanë shprehur shqetësimin e tyre se kjo mund të marr kohë.
“Koha nuk është problem për Kosovën, por sovraniteti”, është shprehur ai.
Konjufca ka ripërsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes për rastin e vdekjes së aktivistit të tyre Astrit Dehari, duke e ngarkuar Qeverinë me faj.
“Kjo Qeveri është vdekjeprurëse”, ka deklaruar ai.