Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbyllë fjalimin e tij në seancën e Kuvendit.
Një kërkese ndaj kryeministrit, ai e bëri pasi Kurti kërkoi për herë të dytë që t’i shtohen minutat në fjalimin e tij.
“A mund ta përmbyllni i kryeministër, boll”, i tha ai kryeministrit në formë shakaje.
Kurti gjatë fjalimit të tij po i kundërpërgjigjej sh-kryeministrit Ramush Haradinajt pasi ky i fundit e akuzoi se po në nënshtrohet para ndërkombëtarëve.