Konjufca: Kuvendi është i përkushtuar që të gjithë të gëzojnë të drejta të barabarta

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 10:22 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca e ka hapur ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja arkitekte e shoqërisë”, festival ky që ngrit vetëdijen rreth fuqizimit dhe sfidave që ekzistojnë ndaj grave të komuniteteve.

Në fjalën hyrëse Konjufca tha se Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar që të gjithë të gëzojnë të drejta të barabarta.

“Jam këtu që të them se Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar që të gjithë t’i kenë të drejtat e barabarta dhe të kenë një barazi të plotë, mbi baza të racës, gjuhës dhe fesë”.

“Në kuadër të këtij festivali pata një motiv shtesë, sepse grupet e margjinalizuara kanë një problem të madh si në shkollim ashtu edhe në punë dhe kudo dhe mirë që ky festival ju kushtohet këtyre grave dhe këtyre kategorive”, tha ai.

Habit Hajredini, drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së kryeministrit, tha duhet luftuar si nga Qeveria dhe nga të gjithë për parandalimin e paragjykimeve dhe diskriminimeve të tyre komuniteteve.

“Është grupi më i ndjeshëm sidomos të këtyre komuniteteve dhe për këtë ne si qeveri kemi mbajtur grupin e parë teknik profesional për parandalimin e paragjykimeve dhe diskriminimeve të këtyre komuniteteve si në aspektin e edukimit, shëndetësisë dhe aspekteve të tjera”.

“Duhet të sensibilizohemi të gjithë që të bëhemi bashkë dhe të punojmë në diversitetin e trajtimit të këtyre kategorive”, tha Hajredini.

Të ngjashme