Konjufca lajmërohet si Kryetar i Kuvendit, njofton për mbledhje me kryetarë të subjekteve politike

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbahet mbledhja me kryetarë të subjekteve politike për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar më 15 prill.

Në një njoftim, Kuvendi i Kosovës, tha se ai do t’i takojë udhëheqësit e partive të martën në sallën C 301, nga ora 12:00.

Rendi i ditës:

Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Të ngjashme