Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se LDK ka frikë nga një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Vetëvendosje është e sigurt që ne po hynim në një garë dhe listë të përbashkët me LDK që do të ishte fitore para zgjedhjeve, mirëpo refuzimi i LDK tregon se kush ka qenë i sinqertë”, ka thënë Konjufca para mediave, njofton Klan Kosova.
“Kemi bërë gjithçka që është e mundur si VV. Nuk e kemi vendosur si kryeministër Kurtin në mënyrë të njëanshme. Kemi heq dorë nga bartja e listës dhe ia kemi dhënë që Kryeministrin ta përcaktojë populli”.
Ai ka thënë se përgjegjësinë për moskrijimin e koalicionit në mes dy partive do ta bartë LDK-ja.
“Letra e Mustafës ishte mbyllje e derës për LVV. Kemi bërë gjithçka sepse ua kemi pasë borxh qytetarëve”.
“Ata nuk po na e pranojnë kandidatin tonë që ka shumë më shumë vota se Vjosa. Albin Kurti kishte 143 mijë vota kurse Vjosa 64 mijë vota. Edhe përkundër kësaj, thamë hajde ta zgjidhim këtë cështje le ta zgjidhin qytetarët”.