Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Konjufca thotë se në këto ditë të veçanta paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor, njofton Klankosova.tv.
“Si përfundim i Ramazanit, ne sot shënojmë Festën e Bajramit. Në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”.
“Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat. Shpresojmë që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet për ju dhe familjen tuaj”.
“Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Konjufca në Facebook.