Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një postimi në facebook ka uruar vitin e ri.
Ai ka thënë se po e lëmë pas edhe një vit, së bashku me të mirat dhe sfidat e tij, duke shtuar se motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.
“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin.
Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.
Gëzuar 2023!” ka shkruar ai.