Shefi i Grupi parlamentar i VV-së, Gluk Konjufca, tha se në rastin e homologimit janë bërë dy krime, njëri në vitin 2008, kur është nënshkruar kontrata dhe tjetri tash kur iu ka vazhduar kontrata., raporton EkonomiaOnline.
Fajëson një ish-ministër dhe një ministër.
“Në rastin e homologimit i kemi dy krime, i pari është në vitin 2008 kur udhëzimin administrativ e ka marrë Fatmir Limaj, duke e keqintepretua qëllimisht ligjin për siguri në komunikacion e shkruan një udhëzim administrativ duke e pas në mendje një kompani të caktuar dhe bën kontratë. Krimi i dytë është bë kur kësaj kontrate i është ofrua fundi dhe në vend që me shfrytëzua rastin me ndërpre kontratën Pal Lekaj e merr udhëzimin administrativ të vetin që ia siguron vazhdimësinë monopolit në homologim kompanisë Eurolabi. Këto dy krime janë antikushtetues”, tha ai.
Këto komente Konjufca i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme, për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, raporton EkonomoniaOnline.