Konjufca në tubimin e VV-së: 19 vjet rrugëtim me beteja politike duke shkuar drejt fitoreve të reja

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 19:08 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të, tha se 19 vjet rrugëtim që kaluan në vështirësi të mundshme e beteja politike sot janë duke shikuar drejt fitoreve të reja, raporton Ekonomia Online.

“Falënderimi i parë për gjithcka që kemi arritur takon popullit të cilin si Lëvizje i qëndruam pranë i cili nuk na braktisi kurrë , qofshim bashkë drejt horizonteve të reja. Populli na kupton shumë mirë sepse kemi lindur në gjiirin e saj”, tha Konjufca.

Ai falënderoi edhe aktivistët të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kauzave politike, si Astrit Dehari, Arbënor Dehari, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, për të cilët tha se nuk i ndali asnjë furtunë politike, dhe që dhanë gjithcka edhe jetën e tyre për ta bërë Kosovën të lirë.

Të ngjashme