Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Gjatë vizitës Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman duke shpresuar që kjo festë të sjellë lumturi e paqe.
“E shfrytëzoj rastin që në emër te Kuvendit të Kosovës myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve t’ua uroj Bajramin e Kurbanit. Shfrytëzoj rastin të falënderoj myftiun Tërnava për punën e tij në dimensionin edhe të zhvillimit te misioneve humane të cilat Bashkësia Islame gjithnjë i ka zhvilluar. Po ju uroj edhe një herë për këtë festë të rëndësishme e po shpresoj që kjo festë të ju sjell fat, lumturi e paqe”, deklaroi Konjufca.