Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca ka thënë se Albulena Haxhiu do jetë përsëri kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Derisa ka thënë se kjo çështje nuk është biseduar në Lëvizjen Vetëvendose, ai ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.

“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, tha Konjufca para mediave.

Të ngjashme