Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca, ka uruar xhudisten Nora Gjakova pasi fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Konjufca tha se Kosova rishkroi historinë me shkronja të arta në Lojërat Olimpike.
“Vajzat e trajnerit Toni Kuka, më të merituarit për këto të arritura historike, përsërisin suksesin e Majlinda Kelmendit e cila mbetet Mbretëreshë në fronin botëror të xhudos – inspirim për brezat e ardhshëm dhe simbol i sportit të Kosovës dhe madhështisë mbarëkombëtare”, u shpreh Konjufca.