Konjufca për presionin e BE-së për Asociacionin: S’mund të marrin kompetencat e as të vendosin për Kosovën

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Krye i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin ë Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendos për Kosovës. Madje sipas tij, kjo qasje është diskriminuese dhe nuk është fer.

Konjufca është shprehur se BE-ja mund të kritikojë për vonesë, por që sipas tij, nuk ka pasur ndonjë afat të caktuar për këtë gjë.

“Nuk mundet në vend të Kosovës, me e propozu draftin e Asociacionit, Bashkimi Evropian, kjo i bie që Bashkimi Evropian me ia grabitë një kompetencë shtetëtore Kosovës, një kompetencë për të cilën edhe vet Brukseli në negociatat që i ka organizuar vet, e ka të shkruar në njërën prej marrëveshjeve, sipas marrëveshjeve të deritashme të arritura dhe procesit si ka shkuar, Kosova e ka këtë të drejtë, Kosovës i garantohet e drejta për paraqitjen e draf-statusi për Asociacionin”.

“BE-ja tani mund të na kritikojë, me thënë që jeni vonuar ju, nuk e keni paraqitur draftin e Asociacionit, ne mund të themi a ka pasur afat preciz, deri kur Kosova kur ta paraqesë, nuk ka pasur, pra më shumë është varur nga dinamika, nga dinamika kohore të procesit të negociatave të Brukselit. Ndoshta ne mund ta pranojnë kritikën, që jemi vonuar, por vonesa nuk do të thotë me ia marrë kompetencën Kosovës”.

Të ngjashme