Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se shkarkimi i ministrit Agim Veliu nuk është shkaku për rrëzimin e Qeverisë, por janë aleancat e LDK-së me presidentin Hashim Thaçi,raporton Ekonomia Online.
Konjufca ka thënë se edhe më parë Thaçi ua ka shkarkuar ministrat LDK-së por ata kanë heshtur.
Ai duke i replikuar deputetes Valentina Bunjkau-Regjepi ka thënë se LDK e dëshiron vazhdimin e bashkëqeverisjes me PAN-in. Ndërsa sa përket shkarkimit të Agim Veliut, Konjufca ka thënë se ai ka qenë kundërshtari më i madh i koalicionit. Vendimi i Kurtit ka qenë i drejtë, sipas tij.
“Ku ishte LDK-ja ku u shkaktua Nekibe Kelmendi, prej Hashim Thaçit, dhe ai ja ka shkarkuar ministren dhe LDK-ja e ka ulur kokën dhe e ka vazhduar koalicionin. Sepse për këta shumë më me rëndësi është partneriteti afatgjatë me partitë e ish pushtetit. Ne menduam që ky koalicion do t’i kontribuonte shkëputjes së lidhjes me PDK-në. Kjo për tarifën ka qenë premtimi 25 apo 30 në listën.
Ne i kemi fituat zgjedhjet me premtime të tjera dhe me agjendë të qartë për të luftuar korrupsionin. Këto argument të LDK-së fare nuk qëndrojnë. Agim Veliu e ka kundërshtuar koalicionin prej fillimit dhe nuk është i rastësishëm, sepse kryeministri cdo javë ka marrë goditje nga një ministër. Ju duhet t’i spiegoni arsyet e vërteta të rënies së kësaj qeverie dhe lëreni Agim Veliu. Arsyeja e vërtet është kjo që iniciative është deklarata e kryetarit të LDK-së. Kryetari juaj thotë për Albin Kurtin se tash du me rrëzu, e për Thaçin asnjë pendesë nuk e ka. Unë nuk kam problem nëse kërkesa e LDK-së kishte me qenë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe pse zgjedhje sepse ke mbledhur vota me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre”, tha ai.
Përderisa Konjufca fliste njëri nga deputet e AAK-së, Bekë Berisha i reagoi duke i thënë se janë pro diktaturës.
“Ani Beka kur fol kundër diktaturës. Shujë Bekë, rri qatje allahile pash Zotin, mos na lodhë”, u kundërpërgjigj Konjufca.
E pretendimeve të Konjufcës i është kundërpërgjigjur shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi. Gashi ka thënë se Kurti është dashur të konsultohet fillimisht me kryetarin e LDK-së për cilindo që ka penguar këtë koalicion.
“Është mirë me qenë të ndershëm me njëri – tjetrin dhe pajtohem me kryeministrin që duhet me të kemi gjuhë të përbashkët. Nëse është patë që ky koalicion nuk po funksionon për shkak të Veliut apo Hotit , Kurti është dashtë me të bisedojë me kryetarin e LDK-së dhe të gjejë një zgjedhje. Jam i bindur që ishim tërheq, kushdo që kishte penguar koalicionin”, tha Gashi.
Ai është shprehur se VV i ka 15 ditë për qeverinë e re.