Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, Laszlo Kover, me rastin e zgjedhjes në krye të legjislativit të vendit.
Në letrën e tij, kreu i parlamentit hungarez i ka konfirmuar Konjufcës mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Unë konsideroj se bashkëpunimi ndërparlamentar është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet Hungarisë dhe Republikës së Kosovës, dhe patjetër mund të mbështeteni në mua kur bëhet fjalë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre lidhjeve”.
“Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në këtë letër.