Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadoren e Estonisë, Janne Joesaar-Ruusalu, raporton Ekonomia Online.
Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Ambasadorja Jõesaar-Ruusalu e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Njëherësh ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.
Kryetari Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.