Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, raporton Ekonomia Online.
Takimi ndërmjet kryetarëve është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës dhe pas takimit, kryetarët Konjufca dhe Klakočar Zupančič, do të mbajnë konferencë për media.
Po ashtu, sot gjatë ditës kryetarja Klakočar Zupančič do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.