Konjufca priti në takim drejtorin e FES, Peter Hurrelbrink

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues drejtorin e ri të Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Peter Hurrelbrink.

Kryetari Konjufca i uroi suksese në detyrën e re z. Hurrelbrink, derisa vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Fondacionit FES për institucionet shtetërore në forcimin e demokracisë, barazisë sociale, bashkëjetesës ndëretnike, si dhe ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin politik të të rinjve dhe grave.

Drejtori i Zyrës së FES, Peter Hurrelbrink, shprehu falënderime për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme