Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. 

Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon. 

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Grondahl për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë mike për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Ambasadori Grondahl, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët ndërmjet Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës. ​

Të ngjashme