Konjufca priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit rajonal dhe Procesit të Berlinit, Agjenda e Gjelbër, ajo e roamingut dhe lehtësimit të komunikimit, si dhe për mekanizmat e bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të integrimit të rajonit.

Kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe promovimit të tij, e njëherazi vijon ta mbështesë RCC-në në synimet e saj, të cilat i ndajmë bashkërisht.

Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca e uroi sekretarin Amer Kapetanovic për detyrën e tij të re. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën nevojën për takime sa më të shumta, në kuadër të angazhimit të përbashkët që synon arritje prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë.

Të ngjashme