Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Kushtetuesja i jep të drejtë partisë së dytë të formojë Qeveri, atëherë do të krijohet një precedent i rrezikshëm kur çdo herë partia e dytë do të rrëzojë qeveri dhe merr pushtetin.
Ai po ashtu ka thënë se presidenti nuk mund të thirret në 83 deputetë pasi që PDK-ja e cila ka 25 deputetë është kundër një qeverie të re dhe se e njëjta po kërkon zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se presidenti ka kompetenca vetëm të kthejë legjitimitetin te populli.
Konjufca thotë se Thaçi nuk deshi t’ia japë mandatarin VV’së dhe se ka qëllime të këqija ndaj qeverisë.
‘’Qëllimi është i keq i presidentit që me rrëzu qeverinë aktuale dhe me qenë një qeveri të cilën mund ta kontrollojë’’, ka thënë ai.