Konjufca: Regjimi i Serbisë kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës

Prishtinë | 12 Qer 2024 | 10:51 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se e shkuara duhet të kujtohet e e vërteta të mos harrohet, që padrejtësitë dhe pushtimet të mos përsëriten kurrë, raporton Ekonomia Online.

Në fjalimin në seancën solemne të Kuvendit për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, kryeparlamentari u shpreh se regjimi i Serbisë kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës.

“12 qershori është dita e rikthimit të shpresës. Pas gati një shekulli nën sundim, Kosova u çlirua. Regjimi i Serbisë e kishte vetëm një synim: Shfarosjen e një populli të tërë. Këto krime të Serbisë morën përmasa gjenocidale. Për ne, Serbia ka mbetur e njëjtë. Politika e shtypjes dhe nënçmimit ka qenë tipari konstant i regjimeve atje. Të reflektojmë mbi historinë se për ajo për popullin tonë do të thotë shumë. Ta kujtojmë të shkuarën, mos ta harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë se nuk e duam paqen. Duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëriten kurrë më”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka nderuar të gjithë “heronjtë dhe dëshmorët që ranë për liri, në krye me komandantin Adem Jashari dhe UÇK-në”.

“Një popull që mbijetoi, rezistoi e luftoi si dëshmi e së drejtës për të qenë i lirë në tokën e vet shekullore, nuk kishte se si të arrinte ndihmën nga aleanca më e fuqishme demokratike, NATO. Intervenimi i NATO-s në Kosovë duke bombarduar Jugosllavinë e Millosheviqit, përveç se intervenim humanitar për ta shpëtuar një popull nga zhdukja, ishte përmbyllje e triumfit të lirisë, e fitores së demokracisë. Mirënjohja do të jetë e përjetshme”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme