Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Kuvendi i Kosovës sot ka nderuar me një minutë heshtje Ukshin Hotin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se shteti i Serbisë është përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit. Ai ka kërkuar që për rastin e Ukshin Hotit të merret drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

Shefja e grupit parlamentar të i Vetëvendosje, Mimoza Kusari kërkoi shtyerjen e votimit të projektrezolutës peë raportin e DASh-it nën arsyetimin se rezoluta nuk është e plotë.

“Sa i përket projektjerezolutës për raportin e dashit VV mendon se rezoluta nuk eshtë e plotë duke kërkuar shtyerjes së votimit”, ka thwnw ajo.

Pika e dytë projektligjit për financa publike mes Kosovës dhe OPEK-ut nuk kaloi pasi me 86 deputetë në seancë, vetëm 77 vota pro.

Të ngjashme