Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është drejtuar deputetit të AAK-së Besnik Tahiri duke i thënë që të propozojnë një emër për anëtar të bordit të RTK-së dhe kjo ka nxitur debat mes tij dhe deputetit Besnik Tahiri.
“Besnik Tahiri qysh i besojmë PDK-së, jo, juve ju takon. A ka mundësi një emër z. Tahiri. Nuk propozoni fare. dëgjo është anëtar i komisionit për zgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së. E për këtë e kam fjalën. Nuk e kam fjalën a doni me taku Kryeministrin. jo jo i nderuar”, ka thënë ai.
Ndërsa deputeti i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur se kryeministri i ka “qit n’dyzen”, sipas tij punët.
“Kryeministri i ka qit n’dyzen. Jam shumë i kënaqur, e ka falënderu kolegun tim, Abelard Tahirin fort e ka falënderu. Në rregull jemi”, ka thënë Tahiri.