Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot takim virtual me Koordinatoren OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson.
Me këtë rast bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me interes për shtetin tonë, situatën politike në rajon dhe pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Kryetari Konjufca e njoftoi znj.Richardson për punën e deritashme të Kuvendit dhe planet për të ardhmen në përmbushjen e agjendës legjislative. Ai po ashtu vuri në pah mobilizimin e institucioneve shtetërore për përballimin e vështirësive ekonomike si reflektim i luftës në Ukrainë.
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim e falënderoi kryetarin Konjufca dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.