Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për medie.
Izraeli ende s’ka hapur ambasadë në Republikën e Kosovës edhe pse tashmë mes dy shteteve janë vendosur raportet ndër-shtetërore pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.
Njohja e Izraelit kishte ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Pas njohjes Kosova ka dërguar ambasadoren në Jerusalem.