Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz, raporton Ekonomia Online.
Kryetari Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.
Në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë ditës Konjufca është takuar me udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos.