Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë: U konfirmua mbështetja e fuqishme e Britanisë

Prishtinë | 21 Tet 2023 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Gjatë takimit, Konjufca tha se ritheksoi se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe rajon është e nje peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë.

“Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”.

“Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme”, tha Konjufca.

Më tej, ai tha se aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste s’janë kërcënim vetëm për Kosovën, por vënë në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”, tha ai.

Të ngjashme